
Faqja e interntit www.tring.tv është pronë ekskluzive e Tring TV sh.a.
E drejta e aksesit dhe navigimit në Web nga ana e përdoruesve ofrohen falas dhe është e disponueshme në momentin e pranimit të kushteve të shënimeve ligjore.
Përdoruesi i pranon kushtet duke rënë dakord: (I) që Tring Digital të ketë të drejtë të ndryshojë kushtet dhe afatet e shënimeve ligjore aktuale në çdo moment, duke ia komunikuar këto ndryshime përdoruesve përmes një njoftimi të përgjithshëm të publikuar në Web ose përmes një komunikim të ngjashëm.
(II) që, nga momenti i një komunikimi të ngjashëm, shënimet ligjore tashmë të modifikuara do të përbëjnë kushtet dhe afatet e reja ligjore, në bazë të të cilave do të mundësohet e drejta e aksesit dhe e navigimit në Web (shënimet ligjore aktuale, pra, pas ndryshimeve të bëra, më poshtë do të njihen sërish si, "Shënime Ligjore".)
1. TË DREJTAT E PRONËS INTELEKTUALE
1.1. Përmbajtja e Webit, si; ilustrime operative, imazhe, fotografi, dialogë, muzikë, tinguj, video, tekste dhe të gjitha materialet e tjera të çdo lloj formati, duke përfshirë; menutë, faqet e webeve, grafika, ngjyrat, modelet, mjetet, karakteret, dizajnet, diagramet,layout-et , metodat, proceset, funksionet dhe software-et (individuale/ ose kolektive), shenjat përkatëse dalluese dhe/ose logot, janë pronë ekskluzive e Tring Digital ose e thënë ndryshe, vetëm në dispozicionin e saj dhe nuk mund të përdoren pa autorizimin paraprak me anë të një dokumenti të shkruar nga Tring Digital.
Përveç rasteve kur tregohet dhe shprehet qartë në Web se përmbajtja e saj mund të shikohet dhe/ose dëgjohet në variantin "Streaming".
Me "Streaming" do të kuptojmë mënyrën e vizualizimit dhe/ose dëgjimit të përmbajtjes së faqes në kohë reale, pa pasur nevojën dhe/ose mundësinë e riprodhimit, të përkohshëm ose të përhershëm, shpërndarjes, rishpërndarjes, komunikimit me publikun ose të një përdorimi tjetër, në çdo formë ose mënyrë të ndryshme nga ajo e "Streaming".
1.2. Në rastet kur në Web shfaqen kode dhe të dhëna që lidhen me përmbajtjen specifike, kode të tilla mund të përdoren nga abonentët vetëm për përdorimin e tyre individual dhe privat, duke shmangur kështu përdorimin e tyre për qëllime të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta, dhe/ose për qëllime përfitimi.
1.3. Çdo përdorim i këtyre kodeve dhe/ose të dhënave që bien në kundërshtim me shënimet ligjore të mirëpërcaktuara, ose në kundërshtim me rregullat e parashikuara me ligj, do të ndiqen penalisht nga Tring Digital.
1.4. Markat dhe logot e "Tring Digital", duke përfshirë edhe emrin e kompanisë "Tring Digital", janë në dispozicionin ekskluziv të TRING DIGITAL ose të partnerëve të shoqërisë TRING DIGITAL.
Markat, logot dhe tiparet në fjalë nuk mund të përdoren në asnjë mënyrë pa autorizimin paraprak me anë të një dokumenti të shkruar nga Tring Digital.
2. LINK-et ME WEBE TE TJERA
2.1. Webi mund të ketë lidhje të ngjashme ("link-e") me web të tjera që nuk kanë asnjë lidhje me Webin e Tring Digital. Tring Digital nuk kontrollon apo kryen veprime monitoruese ndaj webeve të ngjashme, përmbajtjes së tyre apo rregullave që kanë.
2.2. Linku që do të përdoret për lidhjen me webe të tjera, nuk duhet të interpretohet në asnjë moment si një aktivitet nga ana e Tring Digital, për promovimin dhe/ose përmbajtjen e këtyre të dhënave të publikuara.
3. COOKIES
Në Web mund të jenë prezentë "cookies" të veprimeve (që nuk ruhen në mënyrë të vazhdueshme në kompjuterin e përdoruesit dhe zhduken me mbylljen e browser-it) me qëllimin për t'i ofruar përdoruesve një shfrytëzueshmëri sa më të mirë të faqes.
Përdoruesit që nuk kanë dëshirë të marrin "cookies" mund ta rregullojnë browser-in e kompjuterit të tyre në mënyrë të tillë që ta kenë ata në kontroll marrjen ose jo, të "cookies" .
Browser-i mund të rregullohet edhe në mënyrë që çdo "cookie" i dërguar të refuzohet automatikisht nga përdoruesi; por megjithatë, në një rast të ngjashëm, përdoruesi mund të mos ketë akses të plotë të hyrjes në Web apo akses në përdorimin e të gjitha shërbimeve.
4. KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË
4.1. Përdoruesi i pranon kushtet, duke rënë dakord që aksesi dhe navigimi varet plotësisht nga ana e Webit dhe se është nën përgjegjësinë e saj të plotë.
4.2. Përdoruesi i pranon kushtet, duke rënë dakord që Web-i mund të ketë lëkundje dhe që mund të jetë përkohësisht i paaksesueshëm në momente të caktuara, të ketë të meta ose vonesa në shërbime.
4.3. Tring Digital nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me përmbajtjen, materialet dhe/ose informacionin e postuar në Web nga përdoruesit në hapësirat e përshtatshme virtuale që Tring Digital ka vënë në dispozicionin e tyre për të mundësuar ndërveprimin ("Përmbajtje/Përdorues").
4.4. Tring Digital nuk mban përgjegjësi për çdo humbje ose dëmtim që mund të rezultojë nga mënyra e përdorimit, funksionimit apo operimit të Webit, duke përfshirë, pa asnjë kufizim – dëme nga humbjet në biznes, humbja e aseteve, ndërprerja e aktivitetit të biznesit, humbja e informacioneve tregtare dhe/ose çdo lloj humbjeje tjetër e kësaj natyre, përveç rasteve kur shkaktar direkt i këtyre dëmeve mund të jetë bërë Tring Digital.
5. RAPORTIMI I ABUZIMEVE
5.1.Të gjithë përdoruesit të cilët verifikojnë individë që mund ta shfrytëzojnë Webin në mënyrë të paligjshme, të papërshtatshme, në kundërshtim me rregullat ose në mënyrë flagrante, janë të lutur t'ia raportojnë menjëherë Tring Digital -it, duke plotësuar formularin e raportimit të abuzimeve, që është i disponueshëm në Web, në fundin e faqes, në home page.
5.2. Përdoruesit janë të ftuar që raportimi i shkeljeve të mësipërme të bëhet në mënyrë të përgjegjshme nga ana e tyre. Dëmet e raportimeve që do të rezultojnë të pabaza dhe/ose të paligjshme, janë në përgjegjësinë e tyre plotë dhe ata do të përgjigjen në rast të dëmeve financiare.