
E premte 25 MAJ, ora 17:15
Kanali: Tring Life
Lloji: Film Rub. Classic Holliwood
Info: Ky version i Disnejit i vitit 1954 i Zhul Vernit 20,000 liga nën det përfaqësohet nga përpjekjet maksimale dhe të kushtueshme të studios që janë bërë ndonjëherë për një film amerikan. Kërk Daglas ka rolin e një marinari problematik të shekullit XIX që mundohet të zbulojë pse janë zhdukur kohët e fundit aq shumë anije që kanë dalë në kërkim të balenave. Pasi bashkohet me shkencëtarin Pol Lukas dhe zhytësin Piter Lor, Daglas niset të hetojë por kapet nga megalomaniaku, kapiteni Nemo (Xhejms Meson), i cili është kapiten i një nëndetëseje shumë të avancuar shkencërisht. Filmi ka efekte speciale, që përfshin një kallamar gjigant, por këto efekte speciale janë aq impresionuese për vitin 1954 saqë kanë fituar çmimin “Academy”.
