Gjëja e parë që na mësojnë sapo vijmë në jetë, është se ajo është vërtet shumë e shkurtër dhe duhet ta jetojmë çdo ditë si të ishte e fundit! Gjëja e dytë që na mëson vetë jeta, është se vetëm dy gjëra kanë vërtet vlerë: emocionet dhe argëtimi!

 

Dhe ne të Tring Digital, kemi vendosur që secilit prej jush t’i dhurojmë emocione dhe argëtim pafund… sepse ne besojmë se nuk ka rëndësi sa herë merr frymë, por sa herë mbetesh pa frymë në jetë!

 

Dhe para ekranit të Tring Digital, ju vërtet do të mbeteni pa frymë, me emocione nga më të larmishmet dhe të qeshura pafund. Do të mahniteni nga zbulimet më të fundit të shkencës dhe do t’ju befasojmë me pamje të natyrës së virgjër dhe pamje të mbinatyrshme.

Ne do t’i japim secilit prej jush një biletë për të vizituar çdo vend të botës, do t’ju dhurojmë çdo orë një biletë, për t’u ulur në vend të parë në kinemanë e Tring Digital dhe për të ndjekur  prodhimet më të fundit kinematografike. Do t’ju çojmë në Hollivud për të prekur nga afër yjet…. Do t’ju çojmë në botën e mrekullueshme të përrallave… atje ku çdo dëshirë bëhet realitet!

 

Ne punojmë për secilin prej jush, që secili prej jush të ketë atë që meriton!
Ne mendojmë se jeta është vërtet e shkurtër, por në fund të fundit rëndësi ka si e jeton atë dhe jo sa gjatë jeton!

 

Ne do të bëjmë gjithçka që jeta juaj të jetë e mbushur plot ngjyra dhe emocione drithëruese!

 

Po, sigurisht që  mundemi, sepse Ne jemi si imagjinata juaj… nuk njohim kufij!

 

Tring Digital.

 

Premier League ekskluzive në Tring Digital.

Vitrina e programacionit Tring Digital për muajin ju vjen me video

Jemi komuniteti social më aktiv në facebook