

Tring Super është kanali i kinemasë PREMIERE dhe EKSLUZIVE vetëm pak muaj pas daljes në salla, prodhimeve me të ardhura rekord, yjeve të hollivudit, regjisorëve që kanë bërë historinë e kinemasë dhe filmave më të vlerësuar në festivalet ndërkombëtarë. Brenda këtij kanali të pasionuarit e kinemasë mund të përshkruajnë “udhëtime” nëpër zhanre te ndryshme nëpërmjet rubrikave dhe mbrëmjeve dedikuar temave të caktuara.
Ndër takimet kryesore përmendim PREMIERE çdo ditë të Hënë ora 21:00 dhe MARTMARE (përzgjedhje me filma Horror) çdo të Martë ora 21:00.

Tring Max është kanali që i drejtohet atyre që duan kinemanë e emocioneve të forta, atij që kërkon magjinë e argëtimit, frikën dhe ankthin, aventurën dhe fantazinë e historive me mbresëlënëse të kinemasë. Programacioni “lundron” ndërmjet zhanrit thriller, aksion dhe krim deri tek fantashkenca. Tring Max është bota e atyre që duan gjithmonë më shumë.
Takime të rregullta javore me rubrika si psh: ThrillerAutor, filma që kanë lënë një gjurmë në historinë e kinemasë, No Limits, aksion adrenalik apo Criminal Max, në skenat e krimeve më të pabesueshme por edhe të vërtetë.

Tring Life është bota e ndjenjave, emocioneve dhe dashurisë në të gjitha drejtimet dhe format e saj: shoqëri, lidhje familjare, rrahjet e para, përralla romatike, pasione të papërmbajtshme, eros. Një mix filmash per ata qe duan historite e dashurise dhe komedite romantike, perallat, pasionet, intrigat por edhe atë pak aksion dhe mister që fshihet pas tyre. Tring Life është kanali për emocionet e jetës.
Takim fiks është rubrika Life Romantic. A jeni ju një nga ata që nuk rrini dot pa menduar për dashurinë dhe romancën? A ju skuqen sytë nga lotët kur djali e “merr” vajzën në një fund të lumtur?

Çlodhje, thjeshtësi dhe shumë argëtim. Janë këta përbërësit e Tring Comedy, kanali i menduar për ata që duan kinemanë e gëzuar dhe të lumtur. Një kanal dedikuar filmave me një “rreze” të gjerë: që nga komeditë amerikane me aktorët më të dashur komikë, komeditë e sofistikuara për adoleshentë dhe deri tek komeditë për të gjithë familjen. Plotëso dëshirën tënde për të qeshur me Tring Comedy.
Çdo të Shtunë e të Diel në orën 15:45 një segment ekskluziv që përmbledh filmat më të mirë komedi familjare nën titullin “Happy Family Weekend”.
E hënë 6 SHKURT, ora 23:30 Kanali: Tring Max Lloji: Thriller Viti: 2007 Cast: Pierce Brosnan, Ma[Me shume]
E hënë 6 SHKURT, ora 21:00 Kanali: Tring SUPER Lloji: Dramë Viti: 2008 Cast: Kate Ëinslet, Ralph[Me shume]
E hënë 6 SHKURT, ora 23:15 Kanali: Tring Life Lloji: Dramë Viti: 2001 Cast: Billy Bob Thornton, [Me shume]
E hënë 6 SHKURT, ora 21:15 Kanali: Tring Life Lloji: Komedi, Dramë Viti: 2002 Cast: Hugh Grant, [Me shume]
E hënë 6 SHKURT, ora 23:00 Kanali: Tring SUPER Lloji: Dramë Viti: 2009 Cast: Billy Bob Thornton,[Me shume]
E hënë 6 SHKURT, ora 23:45 Kanali: Tring Comedy Lloji: Komedi Viti: 2006 Cast: Marylouise Burke,[Me shume]
E hënë 6 SHKURT, ora 21:45 Kanali: Tring Comedy Lloji: Komedi Viti: 2005 Cast: Cameron Douglas,&[Me shume]
E hënë 6 SHKURT, ora 21:30 Kanali: Tring MAX Lloji: Aksion, Rub. No Limits Viti: 1994 Cast: Ray [Me shume]