Kanalet | Kinema

Tring Super

Tring Super është kanali i kinemasë PREMIERE dhe EKSLUZIVE vetëm pak muaj pas daljes në salla, prodhimeve me të ardhura rekord, yjeve të hollivudit, regjisorëve që kanë bërë historinë e kinemasë dhe filmave më të vlerësuar në festivalet ndërkombëtarë. Brenda këtij kanali të pasionuarit e kinemasë mund të përshkruajnë “udhëtime” nëpër zhanre te ndryshme nëpërmjet rubrikave dhe mbrëmjeve dedikuar temave të caktuara.

Ndër takimet kryesore përmendim PREMIERE çdo ditë të Hënë ora 21:00 dhe MARTMARE (përzgjedhje me filma Horror) çdo të Martë ora 21:00.

Tring Max

Tring Max është kanali që i drejtohet atyre që duan kinemanë e emocioneve të forta, atij që kërkon magjinë e argëtimit, frikën dhe ankthin, aventurën dhe fantazinë e historive me mbresëlënëse të kinemasë.  Programacioni “lundron” ndërmjet zhanrit thriller, aksion dhe krim deri tek fantashkenca. Tring Max është bota e atyre që duan  gjithmonë më shumë.

Takime të rregullta javore me rubrika si psh: ThrillerAutor, filma që kanë lënë një gjurmë në historinë e kinemasë, No Limits, aksion adrenalik apo Criminal Max, në skenat e krimeve më të pabesueshme por edhe të vërtetë. 

Tring Life

Tring Life është bota e ndjenjave, emocioneve dhe dashurisë në të gjitha drejtimet dhe format e saj: shoqëri, lidhje familjare, rrahjet e para, përralla romatike, pasione të papërmbajtshme, eros. Një mix filmash per ata qe duan historite e dashurise dhe komedite romantike, perallat, pasionet, intrigat por edhe atë pak aksion dhe mister që fshihet pas tyre. Tring Life është kanali për emocionet e jetës.

Takim fiks është rubrika Life Romantic. A jeni ju një nga ata që nuk rrini dot pa menduar për dashurinë dhe romancën? A ju skuqen sytë nga lotët kur djali e “merr” vajzën në një fund të lumtur?

 

 

Tring Comedy

Çlodhje, thjeshtësi dhe shumë argëtim. Janë këta përbërësit e Tring Comedy, kanali i menduar për ata që duan kinemanë e gëzuar dhe të lumtur. Një kanal dedikuar filmave me një “rreze” të gjerë: që nga komeditë amerikane me aktorët më të dashur komikë, komeditë e sofistikuara për adoleshentë dhe deri tek komeditë për të gjithë familjen. Plotëso dëshirën tënde për të qeshur me Tring Comedy.

Çdo të Shtunë e të Diel në orën 15:45 një segment ekskluziv që përmbledh filmat më të mirë komedi familjare nën titullin “Happy Family Weekend”.

 

Fantasy

Kanal tematik me filma që ofron një bote tjetër me betejat e galaktikave, alienët, shkencën e të ardhmes, udhëtimet në kohë, apo aftësi paranormale.