Kanale për Fëmijë

TIP TV

Tip TV - Kanali me i ri për fëmijë i Platformës Tring Digital, startoi transmetimin më datë 10 tetor 2011. Kanali përmban një programacion të larmishëm në telefilma, filma e seriale të animuara për fëmijët  nga 5-14 vjeç.  Ky kanal televiziv synon të plotësojë kërkesat e fëmijëve të kësaj grup-moshe për argëtim, kulturë, art, informacion, kinema, etj.

Tip TV do të jetë një portë komunikimi me botën, që të gjithë prindërit do të mund ta hapin pa frikën e përhershme se ajo ç’ka do të shohin pas saj, mund të jetë e dëmshme për fëmijët e tyre, për zhvillimin mendor e intelektual të tyre.

Produksionet më të spikatura “Made in Tring” që do të transmetohen në këtë kanal përfshijnë: Artist Tak Fak, Hip Hop, Superhero Quiz show, I Love Music, Mister Mouse, etj. 

Tring Tring

Kanali për fëmije nga 3 – 13 vjeç. Çdo ditë seriale vizatimorë PREMIERE dubluar në shqip dhe zgjedhur nga ekipi professional i autorëve. Kanali sjell edhe prodhime origjinale me vlera didaktike ku në qendër janë vetë vogëlushët që duan të provojnë, zbulojnë,dhe pse jo të rriten bashkë me Tring-Tring.

 

TV 21 JUNIOR

Kanal Televiziv Kosovar i dedikuar për fëmijë. Ofron për më të vegjlit përrallat dhe rrëfimet më të bukura në botë përmes filmave artistikë për fëmijë dhe serive më të reja dhe të magjishme. Gjatë programit tërëditor, vend të duhur zë muzika dhe këngët e zgjedhura nga arkivi shumë i pasur i Radiotelevizionit 21, por edhe serialet më të reja botërore të animuara, me protagonistët më të njohur nga bota imagjinare e fëmijëve, filma të animuar e artistikë nga shtëpitë më të njohura kinematografike botërore, emisionet kontaktuese dhe ato edukative artistike.

 

Disney Xd

Kanali për fëmijë që nuk ka rivalë. Filma vizatimorë dhe seriale për fëmijë të llojit aksion dhe komedi.