Kanalet | Dokumentare

Tring Planet

Kanali i planetit ku jetojmë dhe mrekullitë e dukshme dhe të padukshme të saj. Kafshët më të rrezikshme, me të të veçanta. Vizitoni çdo kontinent duke njohur klimën, natyrën dhe peizazhin. Por planeti ku jetojme mund te mos jete i vetmi ne univers. Tring Planet ju tregon perpjekjet e njerezimit per zbuluar bote te reja. Vizita imagjinare dhe rikrijme bazuar ne fakte shkencore per jete te formave te tjera.

Tring World

Tring World ju zbulon botën siç nuk e keni parë. Një udhëtim befasues përmes historisë, arkeologjisë, biografisë, aventurës treguar nga personazhe e protagonistë jo të zakonshëm që ju udhëheqin në zbulim të botës që na rrethon.

National Geographic

National Geographic Channel i fton teleshikuesit të jetojnë kuriozitetin përmes, zgjuarsisë dhe inovacionit në programet e tij. Çfarë dime, si i dimë, si e shohim botën dhe çfarë na çon përpara. Explorim, dokumentim dhe edukim janë angazhimet e këtij kanali në 34 gjuhë përfshirë padyshim edhe Shqip.

Shijoni dokumentarë të paharrueshëm mbi shkencën, aventurat, fenomenet natyrore, zbulimet dhe humbjet e mëdha. Ky kanal garantohet nga eksperienca 115 vjeçare e National Geographic Society.