Feedback


Fresk Fare

Fresk Fare

Rreth Fresk Fare

“Fresk Fare” është një produksion i  platformës Tring, që i ofrohet ekranit si Musical & Comedy me 12 Seri. Protagonistet janë 8 adoleshentë multitalente, të njohur deri më sot si K...

me shume

Fresk Fare

Te nderuar miq dhe dashamirës të emisionit "Fresk Fare"
Me poshte do te gjeni te gjitha faqet zyrtare te ketij produksioni ne internet:

Lajme

Adoleshentët e talentuar të Tring pushtojnë edhe Vlorën

Turneu i “Fresk Fare” Adoleshentët e “Fresk Fare”, po korrin sukses të padiskutuar në të gjithë qytetet e vendit, ku mi

“Fresk Fare” on tour

Spektakli për adoleshentë feston në Shkodër. Pas suksesit të padiskutuar në Durrës, turne

Duke shfaqur fotografite nga albumi Fresk Fare
  • Fresk Fare Turne
    6 Images
  • Fresk Fare
    35 Images
Info për Platformën30 Rreth Emisionit250

No characters details added

RRETH EMISIONIT

RRETH EMISIONIT

Facebook Link:   https://www.facebook.com/FreskFareTheMaMs?fref=ts

Twitter Link:   http://www.youtube.com/playlist?list=PL155AD9A874908056

Web Link:   http://www.tring.tv/fresk-fare/

   “Fresk Fare” është një produksion i  platformës Tring, që i ofrohet ekranit si Musical & Comedy me 12 Seri. Protagonistet janë 8 adoleshentë multitalente, të njohur deri më sot si Kripëmjaltëzat së bashku me rreth 40 bashkëmoshatarë. Ata janë  të këndshëm, të bukur, kapriçozë, të lezetshëm,improvizues, dhe të paparashikueshëm. Ky serial i serviret shikuesit  mbi 10 vjeç.

Episodet e show-t nisin me një situatë komike në prapaskenë, ku gjithmonë ndodh diçka që e “hedh në erë” hapjen e programuar.

Seriali zgjat 55-60 minuta bazuar në këto ambiente: Dhomë gjumi vajzash, garazh djemsh, klasa Fresk Fare, gjykata që padit të rriturit, Youtube Boy, etj.

Pse “Fresk Fare” ?

Sepse grupmosha e serialit është adoleshenca, pra mosha më e freskët, ndërsa aventurat e tyre të çmendura, mbushur me muzikë, humor, kapricio, krijojnë koktejin televiziv “Fresk Fare”.

Episodet



KLASA “FRESK FARE”

KLASA “FRESK FARE” - është një klasë imagjinare mbushur me realitete të ekzagjeruara, apo imagjinuara nga adoleshentët. Aty takoni djem që hobi kanë mërzinë, “torturën” e mësuesve. 10 vjeçarë që babai po i rrit me zor për të kapur universitetin. Vajza me hobi minifundet, apo celularët. Episode të shumëllojshme: Mësuesi zëvendësues në klasë, Party Hallooween, arratisje nga mësimi, gjyshi –nxënës, ëndrra me sy hapur, dance në pushim të orës deri edhe në mësuese shtatzënë që lind në klasë me ndihmën e nxënësve. Ozari lideri i rrëmujës, Dani- i manipuluar si “Ventilator “, Luna-Ylli i klasës, Suzi- “Popular Girl”, janë shkaku i gjithë episodeve.



GJYKATA E ÇUDITSHME

GJYKATA E ÇUDITSHME - ku të vegjlit padisin të Rriturit, e për më tepër të vegjlit janë totalisht të padrejtë. Gjykatësja, vajzë 12 vjeçe veshur me mantel drejtësie, çekiçin e gjykimit në dorë, gjykon duke kërcënuar hapur të rriturit dhe duke mbrojtur padrejtësitë e të vegjëlve. Ajo ka pranë policin “Khe-Khe” që emri i tij nuk shkruhet, por vetëm thuhet me kollitje, dhe një stenografe 15 vjeçe, ambicioze dhe servile ndaj shefes. Audienca në gjykatë janë të gjithë adoleshentë që bëjnë zhurmë, tifozllëk për moshatarët, madje kur gjejnë rast ja plasin këngës, dancit apo prishje të rendit publik. Para Bankës së të Akuzuarve sillen nëna, baballarë, mësues, infermierë, komshinj, deri edhe në vëllezër me studime jashtë shtetit. Finalja e bukur është kur adoleshentet dalin nga roli dhe padisin Autorin e Serialit.



DHOMA E VAJZAVE

DHOMA E VAJZAVE- Dy motra, Xhoja 18 vjeç që “rreh” djemtë, dhe Ea 15 vjeç, kureshtare. Çdo fundjavë në dhome vjen shoqja e ngushte Niki 18 vjeç, mendjelehtë dhe e suksesshme me djem. Ato veshur me pizhame flasin rreth djemve, modës, facebookut, prindërve, merren me çdo gjë përveç mësimeve. Do shikoni arratisje nga dritarja, intriga ndaj njëra- tjetrës, mini skenë me çarçafë dhe koncert si idhujt e tyre. Pëshpërisin dhe mburrin të dashurin e tyre derisa zbulojnë se dalin me të njëjtin djalë mashtrues, Gerin. Dhoma vizitohet nga gjyshe, prindër, deri edhe në shok klase të harruar në dollap.



GARAZHI I DJEMVE

GARAZHI I DJEMVE- Tre djem të quajtur grupi “Nacut”. Vivi i zoti i garazhit, 18 vjeç, ëndërrimtar dhe i kontrolluar nga e dashura e tij Grejsi, 18 vjeç. Dy shokë Dio 18 vjeç, pretendues i repit të kohës dhe Realdi 18 vjeç, djalë i mamit, por inteligjent dhe provokues. Ne garazh dëgjojmë muzikë, audicione, incidente. Vivi gjithmonë konfliktohet me Grejsin duke u ndarë dhjetëra herë, për herë të fundit. Në Garazh ka aventura dhe muzikale pa fund, çaste dashurie, apo kapriço erotike të moshës. Garazhi vizitohet nga çuna lagje, dajo, mikesha, deri edhe në policë që i arrestojnë gabimisht....



YOUTUBE BOY

YOUTUBE-BOY - është një episod që sjell në ekran publikime në Youtube nga një i ri që ka ngecur në adoleshencë. Videot e tij janë pjellë e një naiviteti të Andit nga provinca që shtiret si i bredhur nëpër botë, por i dashuruar pas vajzave shqiptare. Teknologjinë e Yutube, Andi e përdor si forum për të gjetur “Të dashur” por edhe për të promovuar virtytet e tij. Episode si gjetja e një çante grash, Reality Show (imitim i Big Brother, live).Ngrënia e Laptopit nga Lopa e Shyqos, Halloween në fshat,etj do prezantojnë këtë tip adoleshenti të rrallë, por jo i panjohur mes kësaj moshe.