
Moti i renduar i ditëve të fundit ka sjellë probleme të mëdha për qarkullimin e mjeteve në shumë akse të vendit, ndërsa dhjetëra komuna raportohen të izoluara për shkak të reshjeve të shumta të borës. Edhe pse në orët e fundit është vënë re një rritje e lehte e temperaturave sërish situata është mjaft problematike kryesisht për zona të thella të veri, jug dhe juglindje të Shqipërisë. Për shkak të problemeve të shumta në akse të ndryshme rrugore të vendit, policia e shtetit nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka bërë një panorame të situatës në vend shkaktuar nga reshjet e shumta të borës dhe te shiut në orët e fundit. Kështu në qarkun e Kukësit disa akse janë të pakalueshme konkretisht Bajram Curri –Valbone, aksi Ujmisht-Lusen, Bushtricë –Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, aksi Shëmri-Qafë Shllak dhe Topojan – Shishtavec.
Në të gjitha akset e tjera të qarkut Kukës është i detyrueshëm kalimi me zinxhir përfshirë këtu edhe aksin Morinë–Tuneli i Kalimashit.
Probleme të konsiderueshme edhe në qarkun Dibër ku aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit është i pakalueshëm ashtu sikurse akset Arras-Zall, Dardhë-Reç, Arras-Lurë dhe Ostren-Librazhd.
Në Qarkun e Shkodrës pjesa më e madhe e akseve janë të kalueshëm me zinxhir me përjashtim të akseve në drejtim të Dukagjinit, aksi Fushë Arrës-Iballë, Fushë Arrës-Qafë Shllak dhe Qafë Mali-Fierzë që janë të pakalueshëm.
Policia e shtetit njofton gjithashtu se aksi kryesor Elbasan –Qafe Kërrabë është i kalueshëm sikurse edhe aksi nacional Librazhd-Qafë Thanë ku për momentin nuk ka nevojë as për përdorimin e zinxhirëve.
Probleme vijojnë të ketë edhe në Juglindje të vendit teksa aksi Korçë, Ersekë-Leskovik kalohet me vështirësi me zinxhirë, sikurse edhe aksi rrugor Korçë-Voskopojë. Në qarkun Gjirokastër i pakalueshëm është vetëm aksi Përmet-Carshovë, ndërsa rruga kombëtare Tepelenë- Kakavijë kalohet pa vështirësi.
Policia njofton gjithashtu se edhe aksi Vlorë-Lloga për momentin nuk paraqet probleme.
Miranda Kerr është femra e preferuar nga lexuesit e revistës australiane “InStyle”. Modelja e Victor[Me shume]
Amy Winehouse ndihej e kërcënuar nga suksesi i Adele muajt e fundit përpara vdekjes. Këngëtarja e mu[Me shume]
Jennifer Lopez është personazhi me ndikimin më të madh në botë. Në këtë përfundim arriti revista “Fo[Me shume]
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Gianni De Biassi ka bërë publike listën e 22 lojtarëve, të cilët[Me shume]
Ekspedita e përbërë nga 6 persona, te cilët janë nisur nga Tirana me 2 Prill e që mbështeten ndër të[Me shume]
Për herë të parë, komuniteti i homoseksualëve në Shqipëri ka kërkuar publikisht mbrojtjen e të drejt[Me shume]
Mazhoranca e djathtë ka dështuar në zgjidhjen e çështjes së pronës, e cila është kthyer në një nga p[Me shume]
Kamëz, panairi në Ditën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit[Me shume]