
Dorëheqja e Fabio Capello-s vetëm katër muaj para nisjes së Kampionatit Europian të futbollit që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë ka sjellë pështjellim të madh në ambientin e kombëtares angleze të futbollit pasi disa lojtarë të formacionit të “tre luanëve” ishin mjaft të lidhur me teknikun italian. Tashmë Anglia rrezikon të shkojë me probleme në marrëdhëniet brenda grupit të lojtarëve në këtë europian, çka në fakt nuk është hera e parë që i ndodh kësaj kombëtareje.
Problemi më emergjent i Federatës Angleze të Futbollit është gjetja e trajnerit të ri në një kohë që për momentin në krye të kombëtares është tekniku i shpresave dhe i kombëtares olimpike britanike Stuart Pearce.
Tabloidët anglez bëjnë më dije se favoriti kryesor për të marrë drejtimin është tekniku i Tottenham, Herry Redknap, i cili sapo është liruar edhe nga akuzat për evasion fiskal.
Redknapp kishte qenë ndërkohë favorit për të drejtuar “tre luanët” pas Kampionatit Europian kur Capello të deklaronte largimin, por tani që tekniku italian u largua para kohe edhe Redknapp mund ta marrë para kohe këtë post. I pari nga lojtarët e Anglisë që ka bërë thirrje për emërimin e Redknapp në këtë post ka qenë Wayne Rooney, i cili u shpreh i shokuar nga dorëheqja e Capello-s, por kërkoi që Redknapp të jetë zëvendësuesi i tij.
Rio Ferdinand ka shtruar pyetjen se çfarë do të ndodhe tani me kombëtaren pas largimit të tij nga ky post, ndërsa futbollistët të cilët Capello i mbështeti shume si Walker, Wilshere dhe Johnson u shprehen te tronditur nga ky lajm.
Miranda Kerr është femra e preferuar nga lexuesit e revistës australiane “InStyle”. Modelja e Victor[Me shume]
Amy Winehouse ndihej e kërcënuar nga suksesi i Adele muajt e fundit përpara vdekjes. Këngëtarja e mu[Me shume]
Jennifer Lopez është personazhi me ndikimin më të madh në botë. Në këtë përfundim arriti revista “Fo[Me shume]
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Gianni De Biassi ka bërë publike listën e 22 lojtarëve, të cilët[Me shume]
Ekspedita e përbërë nga 6 persona, te cilët janë nisur nga Tirana me 2 Prill e që mbështeten ndër të[Me shume]
Për herë të parë, komuniteti i homoseksualëve në Shqipëri ka kërkuar publikisht mbrojtjen e të drejt[Me shume]
Mazhoranca e djathtë ka dështuar në zgjidhjen e çështjes së pronës, e cila është kthyer në një nga p[Me shume]
Kamëz, panairi në Ditën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit[Me shume]